Vetëm 2 minuta ecje pas ngrënies ndihmojnë me sheqerin në gjak

Për shekuj me radhë, njerëzit e zonës së Mesdheut ngriheshin pas vakteve të ngrënies dhe bënin një shëtitje, shpesh në sheshin e qytetit. Ecja ishte pjesë e stilit të tyre të jetës dhe kjo është një nga arsyet pse studimet kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun për diabetin, kolesterolin e lartë , sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe disa lloje kanceri – duke forcuar kockat , duke përmirësuar shëndetin e trurit , duke shmangur sklerozën dhe depresionin.
Studimet e fundit kanë zbuluar gjithashtu se ecja mund të ulë sheqerin në gjak. Mjaftojnë 2-5 minuta ecje pas çdo vakti për të arritur të kontrolloni sheqerin në gjak.
“Ecjet pas ngrënies reduktuan glukozën mesatarisht me 9.51% në krahasim me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë” thuhet në studim.
Studimet kanë treguar se nivelet e sheqerit në gjak do të rriten brenda 60 deri në 90 minuta pas ngrënies, kështu që është më mirë të lëvizni shpejt pasi të keni mbaruar një vakt.
Si ndihmon lëvizja? Muskujt kanë nevojë për glukozë për të funksionuar, kështu që lëvizja ndihmon në pastrimin e sheqernave nga qarkullimi i gjakut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




