Vizitueshmëria në Gjirokastër në dimër – Bizneset, fokus te shërbimet dhe paketat turistike

Turizëm | 9 muaj më parë

Zhvillimi i turizmit dhe përmirësimi i shërbimeve në Pazarin e Gjirokastrës ishin në fokus të një takimi mes administruesve të bizneseve të zonës. Rreth 20 përfaqësues të sektorit hoteleri–turizëm diskutuan problematikat e sezonit të kaluar dhe hapat që duhen ndërmarrë për rritjen e cilësisë së ofertës turistike.

“Të karakterizohemi nga tiparet tona dalluese dhe kjo duhet të arrihet me standard. Sezoni i dimrit lë shumë për të dëshiruar dhe mendojmë të ndërtojmë paketa turistike”, u shpreh Gentjan Bineri , Kryetari i Shoqatës së Hotelierëve.

Gjatë takimit  U diskutua gjithashtu për zhvillimin e turizmit dimëror, standardizimin e shërbimeve dhe krijimin e paketave turistike, veçanërisht për fundjavat.

Takimi u mbyll me kërkesën për vijimin e dialogut mes bizneseve dhe institucioneve, me synimin që sezoni i ardhshëm turistik të jetë më i organizuar dhe më cilësor për vizitorët.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme