Vjelja e qershisë në Godolesh, fermerët të kënaqur me kërkesën e lartë të konsumatorit vendas
Në fshatin Godolesh të Bashkisë Elbasan ka nisur vjelja e qershisë, një pemë karakteristike e zonës e kultivuar prej dekadash në kodrat e fshatit. Fermerët janë të kënaqur me ecurinë e tregut, pasi një kilogram qershi shitet me 400-450 lekë, varësisht nga cilësia
Ky çmim është arritur për shkak të shfaqjes së qershive të para, të cilat kanë cilësi elitare.
“Sivjet ka qenë më mirë , krahasim me vitet e kaluara”, shprehen fermerët.
Fermerët shprehen se qershitë seleksionohen për të nxjerrë në treg më të mirën, duke mbajtur kërkesën të lartë. Edhe pse prodhimi këtë vit është më i ulët për shkak të kushteve të motit, cilësia nuk ka humbur.
“Prodhim më i pastër, tregu më i mirë. Jemi të kënaqur me mallin që del në treg dhe me çmimin”, shprehen konsumatorët.
Vjelja e qershive ka bashkuar të rinjtë dhe të moshuarit, pasi të rinjtë kthehen nga emigracioni për t’i ndihmuar prindërve, duke sjellë fitime të mëdha.
Godoleshi është tani një destinacion i frekuentuar nga tregtarët e Tiranës, Korçës, Durrësit dhe qytetarët e Elbasanit që duan t’i marrin qershitë drejtpërdrejt nga pema.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




