Vjeshta në fshat, sezon i mbarë në frutikulturë, prodhim i bollshëm

Sociale | 31 minuta më parë

Vjeshta ka sjellë një tjetër ritëm pune në fshatrat e Kukësit. Pas një sezoni të mbarë, fermerët po bëjnë bilancin e prodhimit, por njëkohësisht kanë nisur përgatitjet për muajt që vijnë. Në parcelat e Agim Murtatit, puna nuk ka përfunduar. Ky sezon, sipas tij, ka sjellë prodhim të mirë, si në sasi ashtu edhe në cilësi.

“Ky sezon, sipas tij, ka sjellë prodhim të mirë, si në sasi, ashtu edhe në cilësi. Po me prodhimin e vjeshtës, për shembull, te kumbulla, kumbulla ka pasur prodhim, ka pasur shumë të ngarkuar. Ato që kanë rënë në tokë, siç po shikon, që ka vazhduar t’i kem mbledhur, i kam futur në bidat dhe i kam pritur. Njerëzit kanë marrë në tokë ato që kanë qenë të mira; ato që kam pasur i kam zgjedhur dhe i kam çuar në treg”, thotë fermeri.

Prej vitesh, Agimi e përpunon rrushin duke prodhuar raki, një produkt që preferon ta tregtojë në vend të shitjes së rrushit.

“Rrushin zakonisht e bëj për raki, jo për treg. Është rrush për raki”, tha ai.

Por puna në vreshta dhe pemëtore nuk mbyllet me vjeljen. Në parcelat e tij ka edhe pemë që tashmë kërkojnë zëvendësim. Kryesisht qershitë janë dëmtuar nga sëmundjet dhe fermeri po mendon për rigjenerimin e tyre.

“Po, toka të mahnit. Se unë më shumë e shikoj ku gjelbëron, ku ka gjelbërim. Kënaqem, punoj punë të tjera jashtë shtëpisë”, theksoi Murtati.

Për këtë periudhë reshjet e shiut mbeten të rëndësishme për përgatitjen e tokës, sidomos për parcelat ku priten mbjellje të reja.

Gazetar: D. Shehu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme