Vlora çel sezonin veror, koncerte dhe aktivitete të shumta shënuan nisjen zyrtare
Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me një koncert festiv madhështor të organizuar në zonën e “Plazhit të Ri”, përgjatë Lungomares.
Eventi mblodhi qindra qytetarë vlonjatë, por edhe pushues vendas e të huaj, të cilët ndoqën nga afër atmosferën festive të mbrëmjes.
Në skenë performuan emra të njohur të muzikës shqiptare të cilët sollën performanca energjike dhe krijuan një atmosferë elektrizuese për publikun.
“Val On” u quajt programi i organizuar nga Bashkia Vlorë në kuadër të çeljes zyrtare të sezonit veror që synon të thyejë pritshmëritë për numrin e turistëve që do të vizitojnë qytetin bregdetar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





