Vrasja e ekipit të WCK, anija e ndihmave në Gaza kthehet pas

Pas sulmit vdekjeprurës të së martës (2 prill) ndaj ekipit të organizatës së bamirësisë World Central Kitchen, anija Jennifer e cila po udhëtonte nga deti, ka anuluar misionin, duke u kthyer mbrapsh.
Anija Jennifer ishte e ngarkuar me 240 ton ushqime, por nuk e ka bërë dorëzimin, pasi 7 nga ekipi i organizatës bamirëse u qëlluan për vdekje nga Izraeli.
Stafi i World Central Kitchen sapo kishte shkarkuar ndihmat nga një maune që lundroi nga Qipro kur autokolona e tyre e automjeteve u godit.
Një e treta e ngarkesës së ndihmës u dorëzua dhe dy të tretat janë kthyer.
UNICEF e ka konsideruar sulmin si të tmerrshëm. Tess Ingram, specialiste e komunikimit në Unicef, tha se “Këta ishin punëtorë të guximshëm humanitarë që përpiqeshin të bënin punën e tyre. Kjo absolutisht nuk duhet të ndodhë në krye të detyrës dhe është e tmerrshme që ata janë vrarë”.
Ajo thotë se operacionet e UNICEF-it në Gaza janë ndikuar nga World Central Kitchen, organizata për të cilën punonin shtatë viktimat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




