Vrasja e ekipit të WCK, Bajden: Të hetohet, Izraeli nuk po bën mjaftueshëm për mbrojtjen e punonjësve të ndihmave

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka dënuar sulmin me dron të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit mbi ekipin e organizatës së bamirësisë World Central Kitchen, duke vrarë 7 prej tyre.

Bajden deklaroi se Izraeli nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur punonjësit e ndihmave, ndërsa kërkoi hetim të shpejtë mbi sulmin.

“Ky konflikt ka qenë një nga më të këqijtë në kujtesën e fundit për sa i përket numrit të punonjësve të ndihmës që janë vrarë”, tha Bajden.

Ekipi i WCK ishin qytetarë të Australisë, Britanisë dhe Polonisë, palestinezë dhe një shtetas të dyfishtë të SHBA-së dhe Kanadasë.

Shefi i shtabit të IDF-së, Herzi Halevi e cilësoi sulmin si “keqidentifikim”, ndërsa shtoi se nuk u krye me qëllimin për të dëmtuar punonjësit e ndihmës së ËCK-së” dhe se ishte një gabim që nuk duhej të kishte ndodhur.

Bajden tha se ishte “i indinjuar dhe zemërthyer” nga vdekjet e punonjësve të ndihmës dhe theksoi se ky nuk ishte një incident i pavarur.

“Kjo është një arsye kryesore pse shpërndarja e ndihmave humanitare në Gaza ka qenë kaq e vështirë – sepse Izraeli nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur punonjësit e ndihmave që përpiqen të ofrojnë ndihmën dëshpërimisht të nevojshme për civilët… Izraeli gjithashtu nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur civilët”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme