Yjet e Hollivudit hyjnë në bistro, befasohet stafi

Një kuzhinier tha se ishte “i tronditur” kur katër aktorë yje të Hollivudit hynë në restorantin e tij në Liverpool. Yjet e Lord Of The Rings, Elijah Wood, Orlando Bloom, Billy Boyd dhe Dominic Monaghan, zunë një tavolinë në bistro Belzan.
Shefi Sam Grainger tha: “Fjalë për fjalë të gjithë u tronditën”. Aktorët do të shfaqeshin në eventin Comic Con në qendrën e ekspozitës së qytetit.
Grainger tha se do të ishte e veçantë “të shihja njërin prej tyre, por të gjithë së bashku” në restorantin Smithdown Road e bëri atë më të çmuar.”
“Elijah Wood është shumë, shumë i njohur – nuk mendoj se është plakur,” tha ai.
Grainger, i cili u shfaq në emisionin e BBC-së, Great British Menu vitin e kaluar, e përshkroi kuartetin si “djem vërtet të mrekullueshëm, të mirë dhe që qeshnin mahnitshëm”.
“Ata gati e hëngrën të gjithë menunë”, tha ai.
Aktorëve do t’u bashkoheshin edhe aktorët e tjerë të Lord Of The Rings, Sean Astin dhe Andy Serkis në eventin Comic Con në Qendrën Ekspozuese Liverpool.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




