Zaimi: Sulmi në Rusi krijon alarm sigurie edhe në vendet evropiane

Botë | 3 vite më parë

Gerta Zaimi, kryeredaktore e “Albania Post” deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se sulmi në Rusi ka krijuar një alarm sigurie edhe në vendet evropiane

Sipas saj, Rusia ka humbur 30% të flotës në Detin e Zi.

“Ukraina po i përdor dronët me shumë sukses. U vërtetua se marrja e territorit nuk ishte më e lehtë nga Rusia. Lidhur me aktin terrorist, Rusia kërkon të ndërhyjë edhe në opinion në Itali dhe Evropë, në mënyrë që ti përkufizojë ukrainasit si terroristë, me qëllim që Perëndimi të mos çojë armë. Nga njëra anë del Putin e thotë se e bëri Ukraina, ata në Afganistan thonë se e kemi bërë ne. Evropa është vetë në alarm nga këto zhvillime dhe ka rritur shkallën e sigurisë.”, tha Zaimi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme