Zbulim i ri hedh dritë mbi origjinën misterioze të varkës së lashtë

Studiuesit kanë zbuluar të dhëna të reja që mund të zbërthejnë misterin rreth origjinës së varkës së famshme Hjortspring, një anije e Epokës së Hekurit e zbuluar në Skandinavi para më shumë se një shekulli. E fundosur në një moçal në ishullin danez Als, varka mbante një arsenal armësh që tregonte përpjekjen e një grupi luftëtarësh për të sulmuar ishullin, përpjekje që përfundoi me humbjen e tyre.
Studimi i ri, përfshin analiza të datimit me radiokarbon dhe të materialeve të përdorura për ndërtimin e anijes, duke sugjeruar se ajo mund të ketë udhëtuar më larg sesa besohej më parë. Një gjetje e veçantë ishte një gjurmë e pjesshme e zbuluar në fragmente katrani, që sipas ekspertëve mund të ketë qenë e një prej detarëve të parë të anijes – një lidhje e rrallë dhe e drejtpërdrejtë me njerëzit që e përdorën atë.
Varka Hjortspring, dikur rreth 20 metra e gjatë, mbante deri në 24 burra, konsiderohet si varka më e vjetër prej dërrasash e ruajtur në Evropën Veriore. Ajo demonstron mjeshtërinë e avancuar të ndërtimit të anijeve në Skandinavinë e Epokës së hershme të Hekurit. Zbulimet e reja erdhën pasi studiuesit analizuan silikonin dhe litarët e gjetur me varkën, materiale që nuk ishin ekzaminuar më parë që nga zbulimi i saj në vitet 1920, duke sjellë kështu provën e parë të re të rëndësishme pas më shumë se një shekulli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





