Zbulim i rrallë – Kallamari kolosal filmohet për herë të parë në habitatin natyror pas 100 vitesh

Kuriozitete | 1 vit më parë

Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh nga identifikimi i tij, shkencëtarët kanë filmuar kallamarin kolosal (Mesonychoteuthis hamiltoni) në mjedisin e tij natyror.

Pamjet u regjistruan në një thellësi prej 600 metrash në Oqeanin Atlantik Jugor, pranë Ishujve Sandwich Jugor, nga roboti nënujor SuBastian gjatë një ekspedite të Institutit të Oqeanit Schmidt në mars.

Kallamari kolosal është një nga krijesat më të mëdha detare, që mund të arrijë deri në 7 metra gjatësi dhe të peshojë deri në 500 kilogramë. Shkencëtarët besojnë se ekzemplari i filmuar është ende i parritur plotësisht, duke lënë hapur mundësinë e ekzistencës së individëve edhe më të mëdhenj.

“Ne mund ta mendojmë këtë ndoshta si një kallamar i cili nuk është mjaft i rritur. Ka ende shumë për të bërë. Është një ekzemplar shumë emocionues për ne që ta shqyrtojmë”, tha Dr. Aaron Evans, një studiues i pavarur dhe një ekspert mbi këto specie.

Ky zbulim i rrallë vjen pas një tjetër momenti historik në janar, kur u kapën pamje të një kallamari tjetër të rrallë, të quajtur “kallamari prej xhami akullnajor”, i cili nuk ishte parë kurrë më parë i gjallë.

Zbulimet janë pjesë e një ekspedite kërkimore ndërkombëtare të udhëhequr nga Instituti i Oqeanit Schmidt, në bashkëpunim me Nippon Foundation-Nekton Ocean Census dhe projektin GoSouth.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme