Zbulohet fosili “dragua”, daton 240 milionë vite më parë

Shkencëtarët kanë zbuluar fosilin e një zvarraniku ujor 5 metra i gjatë nga periudha Triasik. Krijesa daton 240 milionë vjet më parë dhe është quajtur “dragua” për shkak të qafës së saj jashtëzakonisht të gjatë.
Kjo specie e quajtur “Dinocephalosaurus orientalis” u identifikua fillimisht në vitin 2003, por zbulimi i fundit është më i ploti duke lejuar shkencëtarët të shohin anatominë e plotë të kësaj krijese prehistorike.

Dr. Nick Fraser, nga Muzeu Kombëtarë i Skocisë, i cili ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar që studioi fosilin, e përshkroi atë si “një kafshë shumë të çuditshme”.
“Qafa e tij është më e gjatë se trupi dhe bishti së bashku,” tha ai.
Fosili u zbulua në depozitat e lashta të gurit gëlqeror në Kinën jugore, raporton BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




