Zbulohet mozaiku romak 2000-vjeçar në Britani

Kuriozitete | 1 vit më parë

Një zbulim arkeologjik ka nxjerrë në dritë afreske murale romake 2,000-vjeçare në Londër, duke hedhur dritë mbi luksin dhe artin e periudhës romake në Britani.

Arkeologët e Muzeut të Arkeologjisë së Londrës kanë rindërtuar mijëra fragmente të një mozaiku mural të zbuluar që nga viti 2021, duke formuar një nga koleksionet më të mëdha të artit muror romak të gjetur ndonjëherë në qytet.

Afresket, të shpërndara në të paktën 20 mure të një vile luksoze, përmbajnë detaje të mahnitshme të instrumenteve muzikorë, zogjve, luleve dhe frutave. Pjesa më e madhe, me përmasa 5 me 3 metra, përfshin panele me ngjyrë rozë të zbehtë dhe të verdhë, të zbukuruara me shandanë.

Sipas arkeologut Han Li, një detaj intriguese është një fragment me mbishkrimin latin Fecit, që do të thotë “e ka bërë këtë”.

Një detaj interesant është përdorimi i veshtullës, një bimë lokale, në vend të rrushit tradicional romak.

“Kjo është në fakt mjaft interesante për mua, sepse po shihni që piktorët romakë po marrin një ide klasike dhe po i japin asaj një kthesë të veçantë evropiane veriperëndimore, ose lokale. Mendoj se kjo është madhështore“, tha Han Li.

Procesi i rindërtimit të afreskeve ka qenë si “puzzle-i më i vështirë në botë”, sipas ekipit, por puna vazhdon në shpresë se do të gjenden më shumë pjesë që do ta plotësojnë këtë mozaik historik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme