Zelensky: Kur Rusia pushtoi Krimenë, aty filloi që bota të vihet në rrezik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se aneksimi i Krimesë që në vitin 2014, ishte edhe fillimi i agresionit të Moskës ndaj Kievit.
Në Ditën e Rezistencës ndaj pushtimit të Krimesë dhe Sevastopolit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se dita kur Rusia pushtoi gadishullin 10 vjet më parë ishte dita që “u përcaktua fati i ardhshëm i sigurisë ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”.
“Gjithçka filloi me Krimenë – ky revanshizëm rus, kjo luftë ruse. Dhe pikërisht atje, në Krime, e keqja ruse duhet të pësojë humbjen e saj kryesore” tha Zelensky.
Zelensky theksoi se Ukraina tashmë ka arritur rezultate të rëndësishme në Detin e Zi dhe po punon për të arritur rezultatet e nevojshme në qiell dhe në tokë në Krime”.
Ai falënderoi gjithashtu partnerët e Ukrainës dhe vuri në dukje se gjithçka që ata “bëjnë së bashku për mbrojtjen kundër agresionit rus shton sigurinë e vërtetë për kombet e tyre për dekadat e ardhshme”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




