Zgjedhjet në Iran, procesi elektoral shihet si një provë vendimtare për mbështetjen ndaj Khameneit

Sot në Iran mbahen zgjedhjet parlamentare, të parat pas protestave masive antiqeveritare të vitit 2022. Zgjedhjet pritet të jenë një provë e popullaritetit të udhëheqjes fetare, mes pakënaqësisë në rritje për krizën politike, sociale dhe ekonomike.
Më shumë se 61.2 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë, por pjesëmarrje pritet të jetë e ulët. Shumë iranianë hezitojnë të votojnë, ose zgjedhin të mos votojnë, pas protestave masive të vitit 2022, të cilat u shkaktuan nga vdekja në paraburgim e 22-vjeçares Mahsa Amini.
Lideri Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei, i cili ishte një ndër votuesit e parë, inkurajoi popullin të dalë masivisht të votojë.
Zgjedhjet në Iran përfshijnë dy votime të veçanta: një për të zgjedhur deputetët e ardhshëm të parlamentit dhe tjetra për zgjedhjen e anëtarëve të Asemblesë së Ekspertëve.
Asambleja zgjedh dhe mbikëqyr figurën më të fuqishme të Iranit, njëherësh komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, liderin suprem, i cili merr vendime kyçe për votuesit.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve iraniane priten të publikohen të shtunën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




