Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Në Tiranë është riaktivizuar ndihma dhe janë zhbllokuar procedurat për fondin e komunitetit në kryeqytet. Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango zhvilloi disa takime me administratorë pallatesh në kryeqytet, ndërsa bëri me dije se këtë vit, pallatet të cilët kanë depozitat në katet e fundit duhet t’i zhvendosin në katin e parë me një depozitë të përbashkët. Bahskia e Tiranës do të rimbursojë 50% për banorët, dhe 100% për pensionistët dhe familjet në nevojë.
“Fondi i komunitetit është një ndër programet më të kërkuara në Bashkinë e Tiranës. Ne këto 10 vite, buxheti është shtuar vit për vit. Siç dihet me fondin e komunitetit, ne si Bashki e Tiranës rimbursojmë vendosjen e ashensorit që është një ndër kërkesat më të kërkuara, ku të gjithë banorët e pallateve të cilët nuk kanë një ashensor mund të aplikojnë në Bashkinë Tiranë dhe përfitojnë 50% të rimbursimit nga Bashkia e Tiranës por të mos harrojmë që kemi edhe pensionistët dhe familjet të cilët marrin ndihmë ekonomike, ku Bashkia ua paguan 100% fondin e komunitetit”, nënvizoi Dango.
Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve që kanë nevojë për ndërhyrje të tilla në hapësirat e tyre të përbashkëta, të riaplikojnë për fondin e komunitetit
Ky fond nga ana e Bashkisë së kryeqytetit mbulon 50% të kostos së përcaktuar për ndërhyrje të tilla si instalimi i një ashensori, izolimi i tarracës apo vendosja e sistemit kapot.
Për pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, Bashkia parashikon mbulimin e 100% të kostos.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




