Zjarr i madh përfshin zyrën e prodhuesit Ozempic në Danimarkë

Botë | 3 vite më parë

Një zjarr i madh ka përfshirë ndërtesën e  rupit farmaceutik danez Novo Nordisk, prodhues i barnave për humbje peshe Ozempic dhe Ëegov, në Kopenhagë.

“Është një zjarr masiv. Ne kemi rreth 100 zjarrfikës në vend”, tha Martin Smith, shefi i operacioneve të shërbimit zjarrfikës të Kopenhagës. Ai sqaroi se ndërtesa ishte evakuuar.

Smith tha se zjarri shpërtheu në një kontejner në një kantier ndërtimi Novo Nordisk dhe u përhap në çatinë e një ndërtese zyre ngjitur që i përkiste gjithashtu kompanisë në Bagsvaerd, në pjesën veriore të Kopenhagës.

Javën e kaluar pati një zjarr në një kantier tjetër në Novo Nordisk në ndërtim, në Kalundborg, i cili nuk pati asnjë ndikim në prodhimin e medikamentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme