Zjarr në një shtëpi të moshuarish në Spanjë – Humbin jetën disa persona

Botë | 2 vite më parë

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi kujdesi për të moshuarit në qytetin spanjoll të Villafranca del Ebro mëngjesin e kësaj të premteje.

Zyrtarët lokalë thanë se 82 persona jetonin në shtëpinë e të moshuarve në kohën që u përfshi nga flakët. Qendra e hapur 16 vjet më parë është e specializuar për kujdesin e të sëmurëve me demencë dhe probleme të shëndetit mendor.

Zjarri filloi në një nga dhomat e të moshuarve dhe u përhap në të gjithë godinën përpara se të shuhej nga shërbimi zjarrfikës. Dy persona janë në gjendje kritike dhe disa të tjerë kryesisht të asfiksuar nga tymi, po trajtohen në spital, tha shërbimi i urgjencës.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet ndërsa autoritetet spanjolle po hetojnë ngjarjen tragjike. Nëntë vjet më parë për shkak të një zjarri në një tjetër shtëpi të moshuarish në zonën e Saragozës humbën jetën nëntë persona.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme