32 vite përkushtim në blegtori – Asim Banushaj vazhdon traditën familjare

Bujqësi | 10 muaj më parë

Në fshatin Nepravishtë, prej më shumë se tri dekadash, Asim Banushi ka ndërtuar një histori suksesi në bujqësi dhe blegtori. Që nga viti 1993, ai i është përkushtuar rritjes së gjedhit, deleve, derrave dhe krerëve të tjerë blegtoral, duke zhvilluar një fermë që sot renditet ndër më të konsoliduarat në zonë.

“Më parë kam mbarështuar rreth 15-20 krerë lopë, dhe tani kam krerë të tjerë”, u shpreh Banushaj.

Ai thotë se gjithmonë ka qenë i përqendruar  tek prodhimi bio. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet problemi kryesor me të cilin Asimi dhe dhjetëra fermerë të tjerë në zonë përballen çdo ditë.

“Kemi mungesë të fuqisë punëtore, jam i detyruar të angazhoj familjarët e mi sepse sado ti paguash nuk vjen njeri”, tha ai.

Megjithatë, Asim Banushi mbetet i vendosur të vazhdojë punën në tokën dhe fermën e tij, duke e konsideruar bujqësinë një mënyrë jetese.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme