62 të vdekur pas sulmeve izraelite

Botë | 2 vite më parë

Sipas burimeve mjekësore në Territoret Palestineze, sulmet izraelite në Gazën qendrore kanë vrarë të paktën 62 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

Më parë, IDF tha se filloi operacionet që synonin al-Bureij në Gazën qendrore dhe zonat në lindje të Deir al-Balah.

”Ne kryem sulme ajrore kundër komplekseve ushtarake dhe depove të armëve të Hamasit, si dhe infrastrukturës nëntokësore që i përkiste grupit islamik palestinez Hamas. Disa terroristë të Hamasit u eliminuan në sulme”, theksoi IDF-ja.

”Ushtarët izraelitë ishin vendosur më parë në al-Bureij në fillim të vitit, por më vonë u tërhoqën nga zona. Megjithatë, Hamasi është ende i pranishëm në zonën me popullsi të dendur”, theksoi IDF-ja.

Banorët e dy kampeve fqinje të refugjatëve të al-Bureij dhe al-Maghazi i thanë dpa të mërkurën se kishte pasur sulme të pandërprera në zonë gjatë gjithë natës dhe se mijëra njerëz kishin ikur në kampin e refugjatëve ”Nuseirat”, aty pranë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme