Gjikondi: Protesta, presion pazari i Berishës ndaj Ramës dhe SPAK-ut

Juristja Brisida Gjikondi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, se protesta e opozitës është presion pazari nga ana e ish-kryeministrit ndaj Ramës dhe SPAK-ut.
“Këtë që ka ndodhur sot e quaj pazar të pastër, presion pazari që i ka bërë krahu i Berishës, Ramës. Kështu e bënë edhe në dhjetor të vitit 2023. Unë dua të flas hapur. Nuk kemi më nerva sikur nuk i themi të vërtetat. Në dhjetor të 2023-it, përmbysnin Kuvendin, gjoja kishin hallin e dy komisioneve të shëndetësisë dhe TIMS-it”, u shpreh Gjikondi.
Gjikondi ka nënvizuar më tej se të dyja palët si Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ushtrojnë presion ndaj njëri-tjetrit për të përfituar sa më shumë politikisht.
“Kjo e qeverisë teknike është një stil që të dy palët, edhe PS edhe PD-ja ia kanë marrë dorën dhe e shtyjnë njëri-tjetrin pikërisht që të marrin sa më shumë nga presioni dhe pazaret”, tha Gjikondi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




