Përplasja/ Elezi: Salianji nuk është kauzë. Sulo: Ke ndonjë gjë me Salianjin ti?

Politikë | 2 vite më parë

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi dhe analisti Arion Sulo janë përplasur mbi rastin e Ervin Salianjit në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1.

Elezi ka theksuar se burgosja e deputetit demokrat Ervin Salianji nuk është kauzë që të përdoret nga Partia Demokratike.

Nga ana e tij, Sulo tha se nisur nga rasti Salianji opozita do të protestojë më 7 tetor dhe nuk është normale që një deputet i opozitës të dënohet pa prova. Por, Elezi tha se nuk mund të ndërtohet aksioni opozitar mbi prova të manipuluara, duke iu referuar dënimit të Ervin Salianjit.  

Debati në studio:

Elezi: Çfarë të drejte ka opozita për Salianjin se po na çudit?

Sulo: Ke ndonjë gjë me Salianjin? Një deputet i opozitës që dënohet pa prova ti thua “Ok”.

Elezi: Nuk është çështje kauze kjo?

Sulo: Ai po bën protestë…

Elezi: Nuk është kauzë kjo, si ndërtohet aksioni opozitar mbi një çështje që të gjithë drejtuesit e dinë që është një provë e manipuluar!?. Nuk bën sens!

Sulo: E di ti këtë, nuk e di unë!

Elezi: Po si nuk e di, e dinë të gjithë!

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme