Protesta e 7 tetorit, Meta: Do shpërthejmë fuqishëm. Institucionet e drejtësisë të kapura nga Rama

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen opozitës në protestën e 7 tetorit.
Ndërsa hodhi një lumë akuzash kundrej qeverisë, Meta theksoi se pesha e korrupsionit qeveritar nëpërkëmbja e qytetarëve, pasiguria e pronës dhe jetës, ndihet te çdo shqiptar.
“Më 7 tetor do protestohet edhe për pensionistët, për braktisjen kriminale dhe nëpërkëmbjen e tyre.
Çdo shqiptar që ndjen peshën e rëndë të korrupsionit qeveritar, pasigurinë e pronës, çmimeve stratosferike dhe kostos së lartë të jetesës, kjo do shpërthejë fuqimisht në Tiranë më 7 tetor. Ftoj qytetarët që të ngrihen në këmbë”, deklaroi Meta.
Ndalur te refuzimi i disa prej institucioneve të drejtësisë për të shkuar në Komisionin Antikorrupsion, Meta e sheh si tentativë të Kryeministrit Rama për të mos u diskredituar në kapjen e institucioneve.
“Institucionet e drejtësisë falë Ramaformës, që ishte zbatimi antikushtetues i ndryshimeve kushtetues e të 2016-ës, janë të kapura.
Kjo është një përpjekje për të mos u diskretituar më tej si instrumente të hapur të Edi Ramës. Ky është komisioni më absurd që mund të krijohej dhe ka emrin më absurd.
Ju e dini se edhe kur është marrë ndonjëherë ndonjë vendim i drejtë, ju e dini që mazhoranca e ka hedhur në koshin e plehrave”, theksoi Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




