Nesturi: Çështja “Salianji” ka shërbyer si një kurth për disa drejtues të PD

Në studion e emisionit “3D” në RTSH, analisti Platon Nesturi u shpreh se sipas tij çështja “Salianji” ka shërbyer si një kurth për disa drejtues të PD-së. Ai shprehet se kauza “Salianji” duket sikur është një lloj kurthi sepse kemi të bëjmë siç ai e konsideron më një vendim politik.
“Gjithçka duket sikur ka lidhje me Salianjin, por unë nuk e shikoj kështu sepse ka muaj që lideri që ka PD, nga ballkoni thotë protesta, sulme. Çështja “Salianji” ishte si një katalizator më shumë lidhur me këto lloj deklaratash të cilat buronit nga një rreth i ngushtë nga PD-ja.
Realisht çështja “Salianji ka shërbyer edhe si një lloj kurthi për një pjesë edhe deputetësh edhe drejtuesish të Partisë Demokratike.
Duke përdoruar kauzën “Salianji” duket sikur është një lloj kurthi sepse kemi të bëjmë më një vendim politik që tani edhe Bardhi që deri dje thoshte se kemi diversitet brenda partisë dhe mban qëndrime të ndryshme”, tha Nesturi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




