Reforma Zgjedhore/ Këshilli Politik hyn në ngërç, PD kërkon që tenderat të futen në Kodin Zgjedhor

Këshillin Politik për reformën zgjedhore duket se ka hyrë në ngërç. Konsensusi mes palëve duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi strukturimi i KQZ, por dhe përcaktimi në kod zgjedhor të procedurave të tenderimit për identifikimin biometrik, kanë sjellë një ngërç të ri mes palëve. Zgjedhja e anëtarëve të KQZ dhe mandati i tyre i ndan palët. Pas takimit, Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD, tha se kanë bërë një propozim të ri për zgjedhjen e këtyre anëtarëve dhe se kjo formulë është në kushtetutë, pasi me këtë përzgjidhen organet e sistemit të drejtësisë. Por për përfaqësuesin e PS, Damian Gjiknuri, PD kërkon mandat 4-vjeçar që e kanë aktualisht edhe anëtarët e KQZ dhe, sipas tij, do të ishte më e ndershme të mbani atë që kishin, “pasi nuk ka asnjë kuptim ristrukturimi i saj nëse vijohet me të njëjtën mënyrë”.
Një tjetër pikë që ndan palët është edhe kërkesa e PD për procedurë të përshpejtuar për tenderimin e teknologjisë në zgjedhje për identifikimin biometrik. Kjo ka bërë që Rudina Hajdari, të braktisë mbledhjen. Ajo hodhi akuza para mediave se “palët e kanë hallin të flasin për tenderë dhe jo për reformën zgjedhore dhe ndryshime që shqiptarët duan”. Hajdari tha se nuk është në atë Këshill për të diskutuar për tendera, por për reformën. Edhe Gjiknuri nga ana e tij u shpreh se “përfshirja e proceduarve të tenderave ne Kodin Zgjedhor ishte diçka jo normale dhe e pakonceptueshme”. Këshillit Politik zhvilloi sot një takim rreth 3 orë që nisi në 17:00, por në vend që të ishte i fundit dhe të arrihej në një marrëveshje përfundimtare, në fakt ka sjellë një ngërç të ri duke i larguar sërish palët. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




