Reforma Zgjedhore, Meta bën apel për konsensus

Politikë | 6 vite më parë

Pak orë para mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri apel për konsensus. Në një postim në rrjete sociale, duke iu referuar faktit se dita e sotme është edhe afati i fundit i dakortësisë mes palëve, Presidenti thekson se sot të gjithë presin nga ata të mbajnë premtimin e dhënë për konsensus. Gjithashtu kreu i shtetit i sugjeron të mandatuarve politik të Reformës Zgjedhore se “Nuk duhet të kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi”. Duke nënvizuar faktin se ështëë i gatshëm të japë shembullin i pari, zoti Meta ftoi forcat politike të vendosin edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend sipas tij Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës dhe qytetareve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme