Në Shkumbin për pak freski, qytetarët elbasanas vijojnë traditën e vjetër

Mes Elbasanit dhe Librazhdit, në fshatin Mirakë, mjaft elbasanas, kryesisht familjarë dhe moshë e tretë, të organizuar në grupe kanë zgjedhur t’u shpëtojnë temperaturave përvëluese duke u freskuar në ujërat e lumit Shkumbin.
Thonë se qëkur kanë qenë fëmijë pushojnë në këtë vend dhe një nga arsyet që e zgjedhin janë kushtet ekonomike.
Një lojë me domino, ajër i freskët, ushqime të marra nga shtëpia janë disa fragmente nga e përditshmëria e frekuentuesve të Shkumbinit.
Vija lumore e Shkumbinit ofron një peizazh mbresëlënës. Në një gjatësi prej 181 kilometra, lumi Shkumbin të ofron jo vetëm plazhin dhe freskinë e pyllit, por zona mund të përdoret edhe për peshkim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




