Zgjedhjet në universitete, një pjesë e drejtuesve aktual nuk kandidojnë këtë vit

Zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve është përcaktuar të zhvillohen këtë vit me 21 qershor, 1 muaj para përfundimit të mandatit të rektorëve e dekanëve.
Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale, Majlinda Keta sqaron se në këto zgjedhje nuk do të mund të përfshihen të gjithë studentët.
Përgatitjet ende nuk kanë nisur, por disa prej drejtuesve të institucioneve të Arsimit të Lartë, këtë vit nuk do të mund të ri kandidojnë pasi kanë përfunduar 2 mandatet 4-vjeçare.
Autoritetet drejtuese pas mbarimit të mandatit dhe mbylljes së vitit akademik duhet të bëjnë përmbledhje të punës së tyre për periudhën 4- vjeçare e më pas institucionit të Arsimit të Larte duhet të propozojnë kandidatët që do t’i hapin rrugë garës për zgjedhjen e drejtuesve në universitete.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




