Turizmi në Valbonë, 70% e kapacitetit të hotelerisë e prenotuar

Me dëborën ende të pa shkrirë në male, Valbona mbetet destinacioni i preferuar i turistëve të huaj. Në kërkim të natyrës së bukur rrethuar nga alpet, ajrit të pastër, shtigjeve të parrahura dhe ushqimit tradicional ky vend ka çfarë të ofrojë. Specialisti për turizmin në bashkinë Tropojë, Aranit Imeraj, thotë se 70% e kapacitetit që ofrojnë bujtinat është i prenotuar.
“Nga të gjitha shtetet e botës, sot ishte fati të takonim disa indian që kishin ardhur për të vizituar natyrën e mrekullueshme të Valbonës. Janë 70% të prenotuara sistemet e hotelerisë dhe bujtinave në Valbonë, kështu që presim një sezon të mbarë”, tha specialisti i turizmit ne bashkinë Tropoje, Aranit Imeraj.
Rastet jo të pakta të aksidenteve deri në fatalitet, shton vëmendjen e autoriteve lokale për forcimin e sinjalistikës si dhe apelin drejtuar turistëve që të marrin gjithë informacionin e duhur për zonat ku shkelin.
“Të mos futen në terrene që nuk i njohin por të marrin guida me vete, të kontaktojnë me njerëz që i njohin shtigjet që ata të kënaqen por edhe të mos kemi probleme me to”, tha Aranit Imeraj.
Bjeshkët e Namuna, Ujëvara e Valbonës, Spella e Dragobisë, Kanioni i Shoshanit, liqeni I Xhemës apo mulliri I vjetër, janë atraksionet që ky vend ofron. Disa nga banorët vendas kanë lënë emigrimin për t’iu kthyer aktiviteti në bizneset tyre për te krijuar të ardhura për familjet dhe në punësim.
Sezoni turistik ne Valbone eshte ne prioritetet e turizmit gjithëvjetor, ku turistet do te gjejnë mikpritje, gatimet tradicionale te zonës, duke ju garantuar dhe siguri gjate gjithë qëndrimit, fale dhe rritjes se nivelit te punës se policisë vendore.
Gazetare: E. Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




