Turizmi rrit kërkesën për profesionistë, kuzhinieri ndër më të preferuarit

Zhvillimi i turizmit po rrit edhe kërkesat për tu aftësuar në kurset profesionale. Bektash Kore pasi ka provuar emigrimin dhe punë të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ka vendosur që të ndjekin kursin e kuzhinë.
Këto kurse po u shërbejnë edhe të rinjve siç është 19- vjeçari Pandeli Bime.
Instruktori i kursit profesional për kuzhinën thotë se kohët e fundit është rritur kërkesa për këtë kurs.
“Kursantët tanë punojnë nëpër resorte, nëpër bujtina. Tregu është I hapur ka shumë nevojë për kursantë të kuzhinës. Është një zanat I kërkuar dhe rroga krahasohet me vendet europiane”, u shpreh instruktori i kuzhinës Besnik Hoxha.
Ndjekja e këtyre kurseve ka ndikuar në rritjen e punësimit të shumë të rinjve por edhe në në çeljen e bizneseve të tyre.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




