Trafik i rënduar për festa – Ardhja e emigrantëve ka rritur numrin e mjeteve motorike në qarkullim

Edhe pse policia rrugore në kuadër të planit të masave që nis që me kontrollet e shumta në terren, shtimin e forcave të policisë apo edhe një vëmendje më të madhe në tërësi , ka qenë e pamundur për t’ia dalë për shkak të një numri shumëfish më të madh të mjeteve motorike.
Dalja për të blerë në treg për festat dhe parapërgatitjet për natën e ndërrimit të viteve kanë bërë që trafiku të jetë më i dendur se zakonisht duke sjellë edhe vështirësi në lëvizje.
Ndërsa problematikë e pa zgjidhur mbeten parkimet dyshe të cilat krijojnë edhe trafik në rrugët e qytetit duke e kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




