Sëmundshmëria në Gjirokastër – Pacientët më të shpeshtë me virozë, Covid 19 dhe hipertension

Sociale | 3 vite më parë

Në këtë sezon të shoqëruar me temperatura të ulëta edhe sëmundshmëria stinore është rritur. Mjekja e qendrës shëndetësore Gjirokastër Evjeni Hasani thotë se rastet më të shpeshta që shënohen gjatë kësaj periudhe janë ato të gripit dhe Covidit. Këto viruse qarkullojnë më tepër tek fëmijët dhe të moshuarit, të cilët duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos kaluar në ndërlikim të gjendjes shëndetësore.

“Qarkullon virusi i Covid-it ai vjen me komplikacionet e tij megjithëse është një virus i dobësuar kohët e fundit, gati është bërë si gripi stinor, shfaq përsëri komplikacione sidomos te moshat e treta dhe të fëmijët”, tha mjekja e familjes Evjeni Hasani.

 Kujdes të shtuar duhet të bëjnë gjatë kësaj stine edhe ata që vuajnë  nga hipertensioni. Përveç mbajtjes së dietës rekomandohet edhe ndërrimi i dozës së medikamenteve.

Në të gjitha qendrat shëndetësore të qytetit të Gjirokastrës regjistrohen çdo ditë 50-60 vizita nga problematikat që vijnë si shkak i motit  të ftohtë. Një pjesë e mirë e pacientëve paraqiten edhe në urgjencën e spitalit duke e anashkaluar mjekun e familjes.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme