Pasioni për Radion, historia e rrallë e punonjësit të Radio Tiranës

Sociale | 3 vite më parë

Ndue Ruci  është rritur duke dëgjuar emisonet e Radio Tiranës.

Dalëngadalë ajo u kthye në pasionin e tij më të madh. 

Kufizimet në shikim e bënë më të fortë lidhjen me radion.

Kur pas përfundimit të studimeve të larta ju ofrua një vend pune në Radio Tirana, Ndue Ruci nuk hezitoi të pranonte.  

Dëgjimi i vëmendshëm dhe puna e tij e përditshme si monitorues i programeve në Radio Tirana e ka mësuar ti njohë e ti kuptojë më shumë njërzit 

Radio e tij e dorës e shoqëron kudo madje edhe kur lëviz në koridore për të takuar kolegë për të diskutuar për punën.

Punësimi është i rëndësishëm për të gjithë, por  akoma më shumë për personat me aftësi ndryshe. 

Numri i personave rezulton të jetë ende i ulët përkundrejt angazhimit të bërë përmes ligjit për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Gazetare Keti Toroveci

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme