Projekti i kanalizimeve në Lezhë, Ndreu: Brenda këtij viti nis investimi!

Sociale | 3 vite më parë

Në qytetin e Lezhës brenda këtij viti do të nisë investimi për sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza.
Investimi synohet ti japë zgjidhje njëherë e mire problemit të përmbytjeve në qytet. 
Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu. Ai i tha RTSH se ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lumin Drin si dhe do të disiplinohen ujërat e shiut, të cilët sjellin përmbytje në qytet sa herë ka reshje me itensitet të lartë.
Projekti i kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza në Lezhë është një investim i KFV gjermane.

 

Gazetare Amela Koçerri 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme