Shëngjin, rriten blerjet e pronave nga të huajt

Sociale | 3 vite më parë

Bregdeti i Shengjinit po kthehet në një ndër destinacionet më të preferuar për turistët e huaj. 

Shume prej tyre pasi kanë zgjedhur të pushojnë disa herë në Shëngjin janë kthyer më pas si blerës të pronave imobiliare.

Vetëm në zonën e Kune Vainit janë shitur mbi 150 apartamente. 

Ato janë blerë nga turistë polakë, çekë dhe italianë.

Vitet e fundit në shumë qytete bregdetare shqiptare janë shtuar banorët nga vende të ndryshme të Europës. Disa kanë preferuar të jetojnë në 
banesa me qera, disa të tjerë kanë blerë prona të paluajtshme. Qytete si Shëngjini, Durrësi, Vlora dhe Saranda po njohin banorë të rinj nga vende të ndryshme europiane. 

Rritja e kërkesës nga të huajt për blerjen e pronave ka shtrenjtuar deri në 40% çmimet e apartamenteve dhe vilave në bregdet.

Statistikat e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se investimet e huaja direkte (IHD) në pasuri të paluajtshme shënuan

vlerën 49 milionë euro, në tremujorin e parë të këtij viti.

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme