Gjirokastra në festë, këngë dhe valle në të gjitha sheshet, lokalet e bujtinat e qytetit

Sociale | 3 vite më parë

Qyteti i Gjirokastrës dhe zona muzeale e tij, prej disa ditësh janë shndërruar në një arenë festivali, duke ja shtuar edhe më shumë bukurinë qytetit . Numri i turistëve gjatë ditëve të festivalit është shumëfishuar ndaj dhe përgatitjet janë bërë për të kënaqur çdo vizitor,  që rikthimi të jetë konfirmimi i një mikpritje dinjitoze që nuk duhet harruar.

Qyteti i gurtë nuk ka asnjë moment  pushim. Atmosfera e festivalit e mban të ndezur qytetin në cdo cep të tij. Këngë e valle nuk ka vetëm në skenën, por në çdo lokal , restorant e bujtinë,  ku gjirokastritët kanë shtruar sofrat e hapur zemrat për të pritur vizitorë vendas e të huaj, që këto ditë janë më të shumtë se kurrë.

Profili që po krijohet për qytetin është mjaft pozitiv dhe premtues për të ardhmen. Qyteti këto ditë është shumëfishuar e përgatitjet janë bërë për të lënë të kënaqur çdo vizitore,  që rikthimi të jetë konfirmimi i një mikpritje dinjitoze që nuk duhet harruar.

Qyteti i Gjirokastrës dhe zona muzeale e tij, janë shndërruar në një arenë festivali, duke ja shtuar edhe më shumë bukurinë, falë kostumeve tradicionale dhe tingujve të shumtë që vijnë në kuadër të edicionit të 11 të festivalit folklorik kombëtar.

Gazetare Keti Toroveci

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme