Ngrohja globale po del jashtë kontrollit: Shkencëtarët parashikojnë se Toka mund të ngrohet me 7°C

Brezat tanë pasardhës në të ardhmen do të ketë një rrugëtim shumë më të vështirë përgjatë etapave të jetës. Një studim i ri ka dalë në përfundimin se Toka mund të ngrohet me 7 gradë Celsius deri në vitin 2220.
Temperaturat shumë të larta do të bëjnë që të mbjellat të mos rriten ashtu siç duhet, për pasojë do të ketë një krizë në ushqimin dhe urinë.
Sipas ekspertëve, shumica e studimeve klimatike deri më tani parashikojnë vetëm deri në 2300 në të ardhmen – që mund të mos përfaqësojë “pikën e ngrohjes”.
Sipas gjetjeve, ka një shans 10 për qind që Toka të vazhdojë të ngrohet me 3°C (5.4°F) deri në vitin 2200 edhe nëse emetimet fillojnë të bien tani.
Ndërkohë që shkrirja e akullnajave dhe ngritja e nivelit të ujit do të bëjë që shumë vende bregdetare të përmbyten e të bëhen të pabanueshme.
Njerëzit duhet të gjejnë një vend tjetër banimi!
Temperaturat ekstrem, tharjet, zjarret dhe stuhitë tropikale do të kthehen në të zakonshme në përditshmërinë e njerëzve të vitit 2200. Gazrat e dëmshëm të lëshuara nga aktivitetet e përditshme të njerëzve kanë shkaktuar atë që njihet si ngrohja globale, ngrohja e planetit Tokë më tepër se normalja.
Sipas ekspertëve shumica e studimeve klimatike deri më tani parashikojnë vitin 2300 si pikën e ngrohjes globale.
Ekipi thotë se ngrohja globale gjatë këtij mijëvjeçari mund të tejkalojë vlerësimet e mëparshme për shkak të ‘qarqeve të reagimit të ciklit të karbonit’ – ku një ndryshim i klimës amplifikon një tjetër – të cilat po anashkalohen.
Për shembull, moti me shi nxit rritjen e disa barit të ndezshëm, i cili kur thahet shkakton përhapjen e pakontrolluar të zjarreve .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




