TABELAT- Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për tarifat e reja për përdorimin e kullotave dhe livadheve

Bujqësi | 1 vit më parë

Qeveria miratoi së fundmi një vendim të rëndësishëm që rregullon përdorimin e fondit kullosor në Shqipëri. Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili ka hyrë tani në fuqi, ka përcaktuar tarifa të reja për përdorimin e kullotave dhe livadheve për disa kategori kryesore.

Ky vendim, i cili shfuqizon atë të vitit 2009, është propozuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe synon të bëjë më efektiv dhe transparent menaxhimin e burimeve natyrore të vendit.

Tarifat e reja janë ndarë në tri grupe kryesore:

Për kullotje dhe kositje, tarifat për blegtorët që përdorin kullotat për bagëti ose për kositjen e barit do të jenë sipas një shtojce të re, e cila i bashkëlidhet vendimit.

Për veprimtari të tjera, janë përcaktuar tarifa specifike për përdorimin e kullotave dhe livadheve për qëllime shoqërore, shëndetësore, sportive dhe turistike.

Për energji të rinovueshme, ky vendim shton një kategori të re tarifash, duke lejuar përdorimin e këtyre sipërfaqeve edhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Për zbatimin e këtij vendimi do të jenë përgjegjëse Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Kjo rregullore e re pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e fondit kullosor dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme