La Italinë për Troshanin – RTSH sjell historinë e emigrantit që preferoi bujqësinë në vendlindje

Bujqësi | 1 vit më parë

Ky është Zef Gjergji, i cili braktisi Italinë për vendlindjen e  tij, Troshanin në Lezhë.

Pas një emigrimi 25-vjeçar, Zef Gjergji u rikthye në vendlindje dhjetë vite më parë, duke ndjekur pasionin e tij të hershëm për bujqësinë.

Gjergji thotë se vendimi për t’u kthyer nuk ishte i lehtë, por dëshira për të punuar tokën e tij e shtyu të linte Italinë dhe të investonte në bujqësi.

Aktualisht, është një nga fermerët më aktivë të zonës, me mbi 7 hektarë tokë të mbjella me vreshtari dhe pemë frutore.

“Jam I kënaqur për arsye se kam punuar me pasion dhe me kushte të mira pune. Sa më shumë të na favorizojë shteti me shumë shtohet prodhimi dhe ecim përpara.”

Sfidat për të nuk mungojnë. Gjetja e tregut për shitjen e prodhimit është shqetësim real, jo vetëm për të, por edhe fermerët e tjerë të zonës.

“vështirë është por kryesorja është se ecën puna.”

Në fshatin Troshan dhe në zona të tjera të Lezhës, ka edhe fermerë të tjerë që, pas shumë vitesh në emigracion, janë kthyer në vendlindje dhe kanë vendosur të investojnë në bujqësi, duke i dhënë jetë tokave të lëna pas dore dhe duke kontribuar në zhvillimin rural të rajonit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme