Lezha e Deçani bashkëpunojnë për arsimin profesional, nënshkruhet memorandumi mes shkollave “Kolin Gjoka” dhe “Tafil Kasumaj”

Arsim | 1 vit më parë

Një memorandum bashkëpunimi është nënshkruar mes Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë dhe asaj “Tafil Kasumaj” në Deçan, duke hapur rrugën për projekte të përbashkëta në arsimin profesional.

Përfaqësuesit e të dyja shkollave shkëmbyen ide dhe përvoja, u njohën me programet dhe infrastrukturën mësimore, si dhe vizituan laboratorët e shkollës në Lezhë.

Ky bashkëpunim synon të rrisë cilësinë e arsimit profesional në të dyja vendet.

“Gjithë ky bashkëpunim shpresojmë që të ndikojë në rritjen e cilësisë të shkollave tona, në shkëmbime studentësh, profesorësh, institucionesh, biznesesh dhe të bëjmë më të mirën,” u shpreh Bardh Dedgjonaj, drejtor i shkollës “Kolin Gjoka”.

“Qëllimi është që të zhvillojmë projekte të përbashkëta, për arsim më cilësor,” tha Lan Stojkaj, drejtor i shkollës “Tafil Kasumaj”.

Përmes marrëveshjes janë përcaktuar pika kyçe, si shkëmbime të ndërsjella, projekte të përbashkëta dhe zhvillim profesional për stafet mësimore.

Arsimi profesional po njeh rritje të vazhdueshme në Shqipëri dhe Kosovë, duke u kthyer në një alternativë të rëndësishme për të rinjtë.

/rtshl.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme