Viti i ri shkollor, Manastirliu: Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta deri më 1 shtator

Arsim | 1 vit më parë

Regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta do të kryhen përmes portalit e-Albania deri më 1 shtator. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu i bën thirrje prindërve që të kryejnë këtë proces sipas afateve.

Të dashur prindër! Ju informojmë se regjistrimet për nxënësit në klasat e para dhe të dhjeta do të jenë të hapura në platformën e-Albania deri më 1 shtator. Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, shkruan ministrja.

Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator dhe mbyllet më 12 qershor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme