Pjeshkët e Barbullinjës në treg me standarde të BE, fermerët kërkojnë hetim pas kthimit nga Kroacia

Bujqësi | 1 vit më parë

Pjeshkët e Barbullinjës po dalin në treg normalisht këto ditë dhe çmimi i tyre është i kënaqshëm për fermerët, edhe pas lajmit për kthimin e rreth 5500 kilogramëve nga Kroacia.

Vëllezërit Denis dhe Gazment Murati janë duke vjelë prodhimin e stinës për eksport, të bindur se fruti i tyre i përmbush standardet e BE. Ata theksojnë se çdo shërbim në plantacion është bërë me këshillimin e specialistëve të bujqësisë. Edhe djali i tyre, Enea, e pohon këtë ndërsa shijon frutin.

“Ne pjeshkat i bëjnë ashtu siç do të dëshironim ne ti konsumonim”, u shpreh Enea Murati.

Kthimi i një sasie prodhimi nga Divjaka është rasti i parë për pjeshkën, por qe ka penalizuar në fakt të gjithë fermerët. Ata kërkojnë që çështja të hetohet nga strukturat e shtetit, por puna e ndershme të mos njolloset.

“Kemi kaq vite që punojmë e dimë kur i spërkasim, ka gabuar njëri dhe digjemi të gjithë ne të tjerët”, u shpreh fermeri, Denis Murati.

“Produktet tona janë shumë të mira sepse jkemi vite që punojmë, kemi specialist të caktuar për ketë, edhe ilaçet që marrim janë të BE”, tha Gazment Murati, fermer.

Prej 15 vitesh, pjeshkat e Barbullinjës plotësojnë tregun vendas dhe mbeten pjesë e rëndësishme e eksporteve drejt vendeve të BE dhe më gjerë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme