Kukës – Kulturat bujqësore të vjeshtës, fermerët në sezonin e vjeljes së rrushit
Aktualisht fermerët janë në sezonin e vjeljes së rrushit.
Sipas agronomit Faik Stanisha, kjo është periudha kur duhet të merret prodhimi në kohë, në mënyrë që të mos dëmtohet nga kushtet atmosferike ose vonesa në procesin e vjeljes.
“Rrushi është pjekur. Nuk pritet më që të piqet. Rrushi, mollët, pemët frutore në përgjithësi. Rrushi nuk pritet që të fitojë më tepër ëmbëlsi. Duhet të marrin masat ta grumbullojnë,” këshillon agronomi.
Nga mesi i shtatorit dhe në vijim pritet të nisë puna për mbjelljen e farërave të vjeshtës. Para se të hidhen farat, thekson agronomi, është e domosdoshme që toka të përgatitet siç duhet, të lërohet dhe të trajtohet për t’u bërë e përshtatshme për mbjellje.
“Mbjellja e thekrës duhet të kishte përfunduar, të paktën deri më 20 shtator. Për grurin duhet të përgatitet toka. Unë s’besoj që ka rënë shi bollshëm, por duhet të fillojnë të përgatitin tokën, plugimin,” thotë z. Stanisha.
Sipas tij, këtë vit përgatitjet për mbjelljet kanë ardhur më vonë se zakonisht. Shkaku kryesor lidhet me kushtet atmosferike, gjë që ka vonuar ritmin e punës në fshat.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





