Misri në sezonin e korrjes – Në Qarkun e Kukësit përdoret kryesisht si ushqim për bagëtitë
Jahir Muja, edhe pse në moshë, vazhdon të merret çdo ditë me punët e bujqësisë. Në mëngjes nis mbledhjen e trëndafilit të egër. Pjesën më të madhe të ditës ia kushton kujdesit për tokën dhe misrit.
“Është fillimi i vjeshtës, tani është koha pasi janë plotësuar kushtet dhe tani duhet prerë”, u shpreh Muja.
Misri me farë të bardhë është më i kërkuari thotë Jahiri, pasi shfrytëzohet për shumë qëllime, si ushqim për bagëtinë dhe për konsum familjar.
“Misri i bardhë është shumë i mirë për bukë”, tha fermeri.
Megjithëse shumë parcela janë dëmtuar nga kafshët e egra, ai thotë ka edhe toka ku prodhimi ka dalë i plotë dhe pa dëmtime si parcela ku ndodhemi.
Pas përfundimit të korrjes së misrit, toka duhet përgatitur për sezonin tjetër bujqësor. Fermerët tashmë po mendojnë për mbjelljen e grurit, e cila nis menjëherë pas mbylljes së këtij cikli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





