Dëmtohet prodhimi i arrës në Kukës, fermerët këtë vit nuk presin rendiment nga kjo kulturë
Vetëm pak javë para se të nisë vjelja, parcela prej 13 dynymësh e mbjellë me arra e fermerit Ymer Gashi nuk ka asnjë kokërr frutë.
Shkaku, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me kushtet atmosferike të pafavorshme gjatë këtij sezoni.
“Janë 320 rrënjë, 13 dynymë prej 12–13 vjetësh. Nuk ka qenë e vështirë, sepse unë e kam bërë me subvencion,” thotë fermeri.
Prej vitit 2011 e deri më sot ai e punon këtë tokë me përkushtim. Sipas Gashit, arra nuk kërkon shumë mund si pemët e tjera.
Megjithëse kjo ishte një periudhë e vështirë, Gashi shprehet se nuk do të heqë dorë nga kultivimi i arrës, pasi kjo kulturë mbetet e rëndësishme për ekonominë e tij familjare.
“Pesticide nuk i kam hedhur fare, me thënë të drejtën. Që kur i kam mbjellë nuk kam pasur probleme,” shprehet Gashi.
Në të njëjtën situatë janë edhe shumë fermerë të tjerë në qarkun e Kukësit.
Pjesa më e madhe e frutoreve u dëmtuan gjatë fazës së lulëzimit, në muajt prill–maj, periudhë e shoqëruar me ngrica dhe ulje të ndjeshme temperaturash.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





