Prodhimi i mollës në Kukës, fermerët tregojnë se ky vit ka qenë i dobët për kulturat bujqësore
Temperaturat e larta dhe ngricat ndikuan drejtpërdrejt tek frutat, përfshirë edhe mollën, e cila tashmë është në sezonin e vjeljes. Në parcelën me 150 rrënjë mollë të fermerit Ajet Cena, prodhimi nuk pritet të jetë i njëjtë me vitet e kaluara.
“Sivjet jo, para disa kohësh ka qenë i mirë”, tha fermeri.
Kujdesi ndaj këtij fruti është i domosdoshëm. Proceset si krasitja dhe spërkatja kanë rëndësi të madhe.
“Problemi është së nuk kemi ujë për vaditje”, tha ai.
Ajeti thotë se tregu është i garantuar për mollën starkinge. Krahasuar me vitet e tjera, ky vit është i dobët për kulturat bujqësore për shkak të kushteve atmosferike gjatë periudhës së lulëzimit.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





