Mbi 40 vjet përkushtim në bujqësi- Stavro Kondi, fermeri eksperimenton me kultura të ndryshme

Bujqësi | 1 vit më parë

Stavro Kondi nga fshati Valare, është një fermer i përkushtuar me një përvojë mbi 40-vjeçare në bujqësi. Ai kultivon kultura të ndryshme bujqësore si misër, grurë, jonxhe dhe të tjera.

Në një intervistë për RTSH  ai rrëfen se prej më shumë se pesë vitesh ka zgjeruar sipërfaqet e mbjella me misër, për arsye të rendimentit dhe leverdisë që kjo kulturë i ofron.

“Pas rënies së sistemit u mora me bujqësi, grurin e reduktuam sepse kishim vështirësi në treg”, tha fermeri.

Fermeri tregon se tokat që punon i merr me qira dhe ka tre vite që ka aplikuar për të përfituar nga skemat e subvencionimit në bujqësi.

“Kam aplikuar prej 3 vitesh”, tha Kondi.

Fshati Valare është një zonë me potencial të lartë për zhvillimin e bujqësisë, falë tokave pjellore dhe kushteve të favorshme klimatike për një sërë kulturash.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme