Nis sezoni i mbjelljeve në Korçë – Fara e grurit, elbit dhe thekrës po hidhet nëpër fusha

Bujqësi | 11 muaj më parë

Në fushat pjellore të Korçës ka nisur zyrtarisht sezoni i mbjelljes së kulturave të lashta, një periudhë e rëndësishme për bujqësinë vendase dhe për jetesën e shumë familjeve të zonës.

Fermerët kanë filluar punimet për mbjelljen e grurit, elbit dhe thekrës, duke përfituar nga kushtet e favorshme klimatike dhe lagështia e tokës pas reshjeve të fundit.

Specialisti Përparim Kuqo ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për të mbështetur fermerët me këshillim teknik, ndihmë në përzgjedhjen e inputeve bujqësore dhe në sigurimin e farërave të certifikuara.

“Duhen të mbjellin në ato toka që nuk janë të infektuara, në mënyrë që të evitohet infektimi nga barërat e këqija. Periudha më e mirë 20 tetor – 20 nëntor”, u shpreh Përparim Kuqo, Përgjegjës i sektorit të bimëve të arave, QTTB.

Në ditët në vijim pritet që mbjelljet të shtrihen në të gjithë zonat fushore të Korçës, Maliqit, Devollit dhe Pogradecit.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme