Tregtimi i të imtave akoma i ndaluar, kufizimet e zgjatura për shkak të rasteve të murtajës në Greqi

Bujqësi | 11 muaj më parë

Në qarkun e Shkodrës, shërbimet veterinarë kanë vijuar monitorimin për sëmundjen e njohur si murtaja afrikane e ruminantëve të vegjël.

Prej më shumë se 3 muajsh nuk është konstatuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje në territor, ndërsa masat parandaluese mbeten ende në fuqi ku fermerët nuk mund të tregtojnë të imta.

“Bllokimi i lëvizjes së kafshëve nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregje është masa më drastike por që është më efikase në rastin e murtajës afrikane. Jemi ende të bllokuar janë ende në fuqi, por situatën e komplikoji fakti që në shtetet fqinje dhe kryesisht në Greqi, është shfaqur një sëmundje e ngjashme që është lija e dhenve dhe dhive”, u shpreh Mark Preçi, Shërbimi Veterinar Shkodër.

Në 3 rastet që rezultuan pozitiv janë asgjësuar rreth 700 krerë të imta.

“Janë eliminuar rreth 700 krerë të imta dhe pas eliminimit të këtyre vatrave pozitive nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar”, tha ai.

Specialistët këshillojnë drejt fermerëve që të raportojnë menjëherë çdo dyshim për sëmundje dhe të bashkëpunojnë me strukturat përkatëse për zbatimin e rregullave të biosigurisë në ferma.

Gazetare: M Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme