10 fabrika të përpunimit të ullirit në Finiq, asnjë prodhues nuk e ka të certifikuar vajin
Fermerët në Bashkinë e Finiqit vjelin prodhimin e rreth 100 mijë rrënjëve ulliri. Përpunimi i prodhimit të ullinjve bëhet në fabrikat e vajit, të cilat janë shtuar gjatë viteve të fundit.
Megjithatë, shitja e vajit të ullirit vazhdon të kryhet me mënyra tradicionale, pasi asnjë fermer nuk ka arritur të sigurojë certifikimin e tij.
“Çdo gjë duhet të vihet mbi bazë ligjore, të certifikohet të shtohet cilësia e fabrikave të vajit, nga ana teknologjike e higjienike, me qëllim që cilësia e vajit dhe gjithçka tjetër të jetë e bazuar në ligj si në të gjithë botën”, deklaroi specialisti i bujqësisë, Stefanos Moraitis.
Ndonëse shitja e prodhimit të vajit ka vijuar normalisht, fermerët vazhdojnë të kërkojnë ndërtimin e Qendrës së Grumbullimit të Prodhimeve Bujqësore dhe Blegtorale.
“Është gjëja më e nevojshme që ky vend të popullohet, të zhvillohet. Është gjëja më e domosdoshme edhe e produkteve bujqësore dhe e produkteve blegtorale, të kenë mundësi të rrisin prodhimin e tyre dhe të jetojnë apo dhe ajo pjesë e popullatës që i ka për përdorim vetjak të marrin dhe ata një zhvillim të dukshëm”, shtoi specialisti.
Banorët e Finiqit e përdorin vajin e ullirit për nevojat familjare, apo të fëmijëve emigrantë. Por ka edhe disa fermerë të cilët e shesin vajin në tregun e brendshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




